Aktualitet

Kërcënoi në telefon administratorin, në pranga një person, nuk iu bindet policit

21 Dhjetor 2021, 10:08 Nga DOSJA
Kërcënoi në telefon administratorin, në pranga një

SHKODËR– Një person është arrestuar në Shkodër pasi ka fyer dhe ka penguar administratorin e një firme. Ky i fundit ka bërë kallëzim në polici për këtë ngjarje që i kishte ndodhur 5 ditë më parë. Në momentin që policia ka bërë ndalimin e Nikolin Pecaj, 56-vjeçarit “ Vetgjyqësia”, “Kanosja”, “Fyerja” dhe “ Kundërshtim i punonjësit që kryen një shërbim publik”, personi ka kundërshtuar punonjësin e policisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. P., 56 vjeç, banues në fshatin Selcë, Bashkia Malësi e Madhe, i shpallur në kërkim për veprat penale “ Vetgjyqësia”, “Kanosja”, “Fyerja” dhe “ Kundërshtim i punonjësit që kryen një shërbim publik”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi ka kanosur nëpërmjet telefonit, ka fyer dhe ka penguar për të punuar shtetasin A. Ç., 42 vjeç, banues në fshatin Dobraç, me detyrë administrator i një firme, i cili më datë 16.12.2021 ka bërë kallëzim në Polici. Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, shettasi N. P. ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne shkoder nikolin pecaj shkoder arrestim ne shkoder nikolin pecaj shkoder

Sondazh

Poll