Aktualitet

Shpërthimi me tritol në Sauk!Autorët e hodhën lart mbikalimit, kishin frikë policinë

21 Dhjetor 2021, 10:18 Nga DOSJA
Shpërthimi me tritol në Sauk!Autorët e hodhën lart

TIRANË– Shpërthimi me tritol i vendosur mbrëmjen e kaluar në rrethrrotullimin e Saukut dyshohet se shtë hedhur lart mbikalimit. Deri më tani hetuesit kanë përjashtuar pistën e një sulmi të mundshëm ndaj bizneseve në afërsi.

Paraprakisht dyshohet se poseduesit mund të kenë hasur në patrulla policie rrugës, çfarë mund të ketë çuar në hedhjen e sasisë nga frika e më pas janë larguar me një mjet.

Grupi hetimor është në pritje të rezultateve të ekspertizës për të përcaktuar sasinë dhe llojin e lëndës plasëse. Në vendin ku ndodhi shpërthimi nuk kishte kamera sigurie, ç’ka vështirëson punën e grupit hetimor.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 19:45, afër nënkalimit, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjeteve që ndodheshin të parkuara. Dy drejtuesit që u janë dëmtuar mjetet, në deklarimet që kanë dhënë para hetuesve, kanë thënë se nuk kanë asnjë konflikt dhe nuk kanë asnjë ide se kush mund të jetë autori.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet sauk shperthim me tritol ne sauk sauk shperthim me tritol ne sauk

Sondazh

Poll