Politike

VD-Varhelyi: E kuptoj dëshpërimin e Zaev, koha për Konferencën e Parë Ndërqeveritare

21 Dhjetor 2021, 09:32 Nga DOSJA
VD-Varhelyi: E kuptoj dëshpërimin e Zaev, koha për

TIRANË – Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi duke folur në një lidhje Skype për Samitin e ‘Ballkanit të Hapur’ dha një mesazh për procesin e integrimit, ku mes të tjerash, deklaroi se e kupton dëshpërimin e kryeministrit maqedonas, ndërsa shtoi se BE duhet ta marrë shumë seriozisht këtë proces, pasi ka ardhur koha që të ndodhë Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


“E kuptoj dëshpërimin e Zaev, por mos harroni që ne kemi bërë progres në procesin e zgjerimit, kemi hapur kapituj me Serbinë. Megjithatë nuk e fsheh keqardhjen time që ende nuk e kemi mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe duhet t’i mbajmë shumë shpejt. Kemi një angazhim nga ana e BE, që kjo gjë të ndodhë. Duhet marrë shumë seriozisht dhe ka ardhur koha që kjo të ndodhë, e t’i sjellin në tryezë të gjitha marrëveshjet”, u shpreh Varhelyi.

LAJMI KRYESOR: ‘Open Balkan’ zhvendoset në Tiranë!/ Dita e 2, marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioneri oliver varhelyi zoran zaev ne shqiperi komisioneri oliver varhelyi zoran zaev ne shqiperi

Sondazh

Poll