Politike

Vuçiç:Më ka ardhur në majë të hundës të kërkojmë ndjesë atye që s’duan të jenë pjesë

21 Dhjetor 2021, 08:57 Nga DOSJA
Vuçiç:Më ka ardhur në majë të hundës

TIRANË – Në fjalën e tij në takimin e Ballkanit të Hapur që po zhvillon punimet në Tiranë, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic u shpreh se kjo është një iniciativë që do krijojë themelet e të ardhmes së fëmijëve tanë.

Ndër të tjera Vucic apeloi që edhe vendet jo-pjesëmarrëse të bëhen pjesë e kësaj nisme, ndërsa nuk nguroi të sulmonte të gjithë ata që i kërkonin llogari dhe justifikime për mbajtjen e kësaj nisme.

“Nuk kam shumë për të shtuar nga fjala e Kryeministrit Rama, por ajo që dua të them është se ne duhet të punojmë fort për tu ofruar fëmijëve tanë, brezave tanë të ardhshëm, të ardhmen që ata presin. Më ka ardhur pak në majë të hundës, që duhet të japim justifikime, thua se kemi bërë diçka të gabuar. Janë të mirëpritur nëse duan të bëhen pjesë, po s’kemi pse kërkojmë ndjesë, por një gjë është e sigurt, që herët e vonë ata do ta kuptojnë që nëse bëhen pjesë e Open Balkan kjo do të jetë më mirë për ta dhe për brezat e tyre të ardhshëm. Kjo iniciativë është shumë më e madhe se ne të tre bashkë. Objektivi ynë është që të lidhim qytetarët me njëri – tjetrin, të lidhim bizneset tona me njëra-tjetrën. Pasi gjatë vizitës time këtu, kam takuar dhe biseduar me shumë biznesmenë shqiptarë, të cilët kanë shprehur dëshirën e tyre për të investuar në Serbi apo Maqedoninë e Veriut. Po ashtu, edhe shumë biznesmenë nga Serbia duan që të investojnë këtu në Shqipëri apo edhe në Maqedoninë e Veriut. Po ashtu do të investojmë edhe në turizëm, ku ka pasur dhe do të ketë një interesim në rritje të vizitës së qytetarëve të vendeve tona drejt vendeve respektive. Ne do ta zgjerojmë tregun e punës, duke ofruar më shumë mundësi punësimi për qytetarët tanë. Ky është themeli, baza e zhvillimit ekonomik të vendeve tona. Qytetarët tanë duan rezultate të prekshme dhe ky është qëllimi ynë primar.”, deklaroi ndër të tjera në fjalën e tij në këtë samit, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

LAJMI KRYESOR: ‘Open Balkan’ zhvendoset në Tiranë!/ Dita e 2, marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aleksandër vuçiç në tiranë open balkan ne tirane aleksandër vuçiç në tiranë open balkan ne tirane

Sondazh

Poll