Politike

Varhelyi pjesë e samitit! Rama e harron: Ndjesë, ekrani ishte i ngrirë, tani u shkri

21 Dhjetor 2021, 08:56 Nga DOSJA
Varhelyi pjesë e samitit! Rama e harron: Ndjesë, ekrani ishte i

TIRANË– I pranishëm online në samitin e Balkanit të Hapur ishte edhe komisioneri i BE për zgjerimin, Oliver Varhelyi. Kryeministri Edi Rama i kërkoi falje që nuk e prezantoi në nisje të samitit. Vuçiç e përshëndeti dhe më pas e mori fjalën Rama duke bërë një batutë që shkaktoi të qeshura dhe më pas i bëri me dije se cila është përgjigja që po presin të gjithë sot.

Vuçiç: Më falni nëse mora shumë kohë nga koha juaj, e shoh që komisioneri është online dhe ndoshta dëshiron që të thojë diçka. Oliver, të përshëndesim nga Tirana.

Rama: Ndjesë që nuk të prezantova, ekrani i BE ishte i ngrirë , tani është i shkrirë. Menjëherë pas Zoran, do ju lutesha të ndërhynit. Jam shumë mirënjohës që po merrni pjesë në këtë takim dhe menjëherë pasi Zoran të bëjë komentet e tij, do ju lutesha që të ndërhynit. Pra, ju nuk ndiqeni vetëm nga ne, por nga shumë njerëz përmes ekraneve të televizioneve dhe ata duan të dinë a e mbështet BE-ja Ballkanin e Hapur, nëse do ta thonit, do të ishte lajmi i ditës.

 LAJMI KRYESOR: ‘Open Balkan’ zhvendoset në Tiranë!/ Dita e 2, marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama open balkan ne tirane edi rama open balkan ne tirane

Sondazh

Poll