Politike

‘Open Balkan’/ Zaev: Kjo do të jetë pjesëmarrja ime e fundit (MESAZHI)

21 Dhjetor 2021, 09:00 Nga DOSJA
‘Open Balkan’/ Zaev: Kjo do të jetë pjesëmarrja ime e

TIRANË– Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u shpreh gjatë samitit të ‘Open Balkan’ në Tiranë, se kjo e sotmja mund të ishte pjesmarrja e tij e fundit online. Ai u shpreh se kjo iniciativë ka treguar rezultate dhe ka krijuar miqësi të madhe mes tre vendeve. Në fund të fjalimit të tij ai çoi dhe një mesazh për të pranishmit. Zaev kërkoi që të ruhet ‘Balkani i Hapur’ pasi e konsideron si mundësi shumë të mirë për qytetarët dhe një mundësi e mirë drejt BE-së.

“Është vërtetë nder dhe kënaqësi që jemi së bashku këtu sot. Kam kënaqësi për hapat e fundit të mëdhenj që janë ndërmarrë. Ne kemi tashmë suksese për të treguar, rezultate. Kjo do të jetë edhe pjesëmarrja ime e fundit e drejtpërdrejtë në këtë mision, të paktën për 1 vit. Kjo iniciativë është e hapur për të gjitha vendet në rajon. Ne treguam se vende tona nuk do të mbaheshin peng nga dështimet e BE sa i përket procesit të integrimit. Ballkani i Hapur jo vetëm na ka sjellë së bashku, por edhe miqësia e madhe që ne kemi mundur të krijojmë së bashku. Mesazhi im për të gjithë: ruajeni ‘Ballkanin e Hapur’ sepse është një gjë shumë e mirë për qytetarët tanë, do të na çojë drejt të ardhshmes së përbashkët në BE“, tha Zaev.

LAJMI KRYESOR: ‘Open Balkan’ zhvendoset në Tiranë!/ Dita e 2, marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike open balkan ne tirane zoran zaev open balkan ne tirane zoran zaev

Sondazh

Poll