Politike

Djegia e flamurit në Tiranë, zyrtari i Listës Serbe: E papranueshme që Europa hesht!

21 Dhjetor 2021, 08:14 Nga DOSJA
Djegia e flamurit në Tiranë, zyrtari i Listës Serbe: E

KOSOVË – Nënkryetari i “Listës Serbe” në Kosovë, Igor Simiç ka komentuar djegien e flamurit serb mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin shqiptar, në kohën kur protestohej kundër vizitës së Aleksandër Vuçiç në vendin tonë.

Simiç shprehet se është krejtësisht e papranueshme që bashkësia ndërkombëtare të heshtë për incidentet në Tiranë pas protestës së organizuar nga Sali Berisha kundër “Open Ballkan”, vizitës së Presidentit Vuçiç dhe djegies së flamurit serb.

“Është absolutisht e pashmangshme që bota demokratike, veçanërisht Brukseli, Berlini dhe Parisi, të heshtin ndërsa elementët radikalë në Ballkan sulmojnë presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Rama dhe Zaev, ndërsa përpiqen të tërheqin Ballkanin nga e kaluara dhe konflikti. Ballkani ka vendosur të ecë përpara, aty ku jeni ju”, ka shkruar Simiç.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike digjet flamuri serb ne tirane igor simiç digjet flamuri serb ne tirane igor simiç

Sondazh

Poll