Politike

VD-Komisioneri Varhelyi: Ne jemi pro “Ballkanit të Hapur”, jam me ju, ecni përpara!

21 Dhjetor 2021, 09:16 Nga DOSJA
VD-Komisioneri Varhelyi: Ne jemi pro “Ballkanit të Hapur”, jam

TIRANË – Komisioneri Oliver Varhelyi mbështeti nismën e Ballkanit të Hapur duke ftuar edhe tre vendet e tjera të rajonit që të bëhen pjesë e saj.

Nga Samiti i Tiranës ku mori pjesë me anë të një lidhjeje online, zyrtari i lartë i Brukselit nxiti Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë për të ecur përpara duke hequr burokracitë mes vendeve, duke i ofruar dhe garantauar për mbështjen e tij të pakursyer.


Do të ishte ideale për të gjetur një mënyrë për tu kthyer në tregun e përbashkët rajonal. Më lini të përfitoj nga mundësia për ti ftuar tre partnerët e tjerë që ti kthehen këtij bashkëpunimi rajonal, pasi shton punësimin. Është në të mirë të konsumatorëve. Realitetet janë shumë të zymta, dhe dua tju citoj është se vetëm përmes bërjes konkrete të tregut të përbashkët rajonal, atëherë mund të shtohet 1/3 rritje e PBB ekzistuese. Pjesa tjetër mund të arrihet përmes një përplotësuesi që është plani i investimeve, që mbështetet në ekzistencën e tregut të përbashkët rajonal. Sepse nuk ka kuptim të krijojmë klimë investimesh nëse nuk njihni diplomat apo cerfitikatat e njëri-tjetrit. Nuk ka kuptim të krijojmë autostrada apo linja hekurudhore nëse do duhet të ndalojmë në çdo pikë doganore. Ju të tre duhet të vazhdoni dhe shpresoj qe edhe tre të tjerët të bashkohen, sepse përndryshe nuk mund të sillen përfitimet e nevojshme në rajon. Mirëpres edhe faktin që po punoni me partnerët tanë në CEFTA, në institucionet e përbashkëta rajonale, ndaj është me shumë rëndësi tu tregojmë botës se kur angazhoheni, ju jeni gati të jepni rezultate. E shoh dëshpërimin e Zoran Zaev, por dua të them se ne kemi bërë proces në procesin e zgjerimit. Kemi hapur grupe kapitujsh me Serbinë. Më vjen keq që ende nuk kemi mbajtur konferencën e parë me Shqipërinë dhe Maqedoninën e Veriut dhe besoj do ta bëjmë shumë shpejt. Ka ardhur koha që kjo të ndodhë dhe të sjellim në tavolinë dosjet që priten në këtë kuadër.”, tha ndër të tjera në fjalën e tij, komisioneri Varhelyi.

LAJMI KRYESOR: ‘Open Balkan’ zhvendoset në Tiranë!/ Dita e 2, marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioneri oliver varhelyi open balkan ne tirane komisioneri oliver varhelyi open balkan ne tirane

Sondazh

Poll