Politike

“Po bën grusht shteti”, Meta letër kreut të OSBE-së, Rama: Ishalla ka humbur rrugës, do tallen njerëzit

23 Qershor 2019, 19:18 Nga DOSJA
“Po bën grusht shteti”, Meta letër kreut të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reguar pasi u bë publike letra që Presidenti Ilir Meta shkroi për kreun e OSBE-së, Miroslav Lajçak.

Në një status në rrjetet sociale Rama shkroi në mënyrë talëlse, teksa lutej që kjo letër të mos ketë mbërritur në destinacion.

Kjo për faktin se sipas kryeministrit njerëzit do të tallen dhe do të mendojnë se e ka shkruar një humorist.

Kjo letra e Ilir Metës për Presidentin e OSBE inshallah ka humbur rrugës e s’ka arritur në destinacion, se do kujtojnë bota se është shkruar nga ndonjë humorist që ka dashur të tallet me Presidentin e Republikës, duke e nxjerrë si një të lajthitur që bërtet pa ditur çfarë flet!”– shkruan Rama.

Pasditen e sotme u publikua letra që presidenti Ilir Meta kishte dërguar më datë 20 qershor drejt kreut të OSBE-së Miroslav Lajçak. 

Presidenti argumenton në letrën e tij se është munduar t’i japë zgjidhje krizës politike në Shqipëri duke bërë thirrje për dialog.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta meta leter kreut te osbe-se edi rama ilir meta meta leter kreut te osbe-se

Sondazh

Poll