Politike

Rama fjalë të ndjera për PD-në: U krijua me ëndrrat e njerëzve, po mbytet në filxhanin e fallxhores

23 Qershor 2019, 18:36 Nga DOSJA
Rama fjalë të ndjera për PD-në: U krijua me ëndrrat e

GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhjen për faktin se sipas Partia Demokratike do ët mbahet mend vetëm për bllokime rruge.

Teksa përmendi faktin kreu i PD-së në Gjirokastër, tentoi t’i bllokojë rugën së bashkë me disa mbështetës të kësaj partie, Rama tha se ata për ‘kaq do të mbahen mend’.

Më vjen shumë keq që jemi vetëm në këtë garë, pasi ata kanë vetëm bllokime rruge, asnjë lloj programi. Kaq do të mbahen mend këta. E katandisën PD dhe e lanë rrugëve. Pffff. Kjo parti që u krijua me ëndrrat dhe shpresat e njerëzve sot kërcënon që do të marrë peng zgjedhjet.

Sot po mbytet në filxhanin e fallxhores. Kemi keqardhje për ta. Por ka ardhur koha që ata të treten rrugëve. Ne do t’ua japim përgjigjen më 30 qershor, nuk ka më mundësi të dyta për ta,”– tha Rama ndër të tjera.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë pasdite një vizitë elektorale në fshatin Virua në Gjirokastër. Në hyrje të qytetit kreu i PD-së, Dasho Aliko dhe shumë mbështetës të kësaj partie kanë tentuar të bllokojnë rrugën e kryeministrit Edi Rama.

Pati disa përplasje me policinë, por nuk u shënuar asnjë incident.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne gjirokaster edi rama rama ne gjirokaster

Sondazh

Poll