Aktualitet

Kim: DASH nis iniciativat për të luftuar korrupsionin!

20 Dhjetor 2021, 21:37 Nga DOSJA
Kim: DASH nis iniciativat për të luftuar korrupsionin!

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka ripostuar një njoftim të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi shtesat për luftën ndaj korrupsionit. Në një postim në rrjetet sociale, krah postimit, Kim shkruan se DASH ka shtuar të tjera iniciativa për luftën ndaj korrupsionit. Sipas Kim, do të mbrohen zgjedhjet e lira e të ndershme.

“Në vijim të #SummitforDemocracy ,@StateDept po fillon iniciativa për të luftuar korrupsionin (përfshirë Koordinatorin e ri për Antikorrupsionin Global); të forcojë reformatorët demokratikë; dhe mbrojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe proceset politike,”- shton Kim në postim.

Following up on #SummitforDemocracy , ⁦@StateDept⁩ is launching initiatives to fight corruption (including new Coordinator on Global Anticorruption); bolster democratic reformers; & defend free & fair elections & political processes. https://t.co/BJ9sRQh2BL

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 20, 2021

Më 9-10 dhjetor, Presidenti Biden mbajti Samitin për Demokraci, në një mbledhje globale e krerëve të shteteve, përfaqësuesve të qeverisë, liderëve të shoqërisë civile dhe zyrtarëve të biznesit për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen demokracitë në shekullin e 21-të. Si pjesë e Samitit, Shtëpia e Bardhë njoftoi Nismën Presidenciale për Rinovimin Demokratik, e cila përfaqëson përpjekjet kryesore të Qeverisë së SHBA për të forcuar demokracinë në mbarë botën. Në deklaratën e njoftimin zyrtar të publikuar nga State.gov shkruhet se përveç përpjekjeve të tij për të mbështetur këtë Iniciativë Presidenciale, Departamenti Amerikan i Shtetit do të nisë politika plotësuese.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike departamenti amerikan i shtetit lufta ndaj korrupsionit yuri kim departamenti amerikan i shtetit lufta ndaj korrupsionit yuri kim

Sondazh

Poll