Aktualitet

VD-Shpërthen tritoli tek rrethrrotullimi i Saukut, dëmtohen dy mjete

20 Dhjetor 2021, 19:50 Nga DOSJA
VD-Shpërthen tritoli tek rrethrrotullimi i Saukut, dëmtohen dy mjete

TIRANË– Dy makina të parkuara kanë pësuar dëme si dhe u janë thyer xhamat e parmë pasi një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pranë tyre. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:45, në rrugën “Selim Brahja”, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut.

Lënda plasëse ishte vendosur pranë makinave të parkuara dhe është shpërthyer më vonë. Zona është e rrethuar për momentin dhe aty ndodhen forca të shumta policie. Nuk dihet nëse ky shpërthim ishte ndonjë ‘mesazh’ për pronarët e mjeteve të parkuara. Paraprakisht raportohet se bëhet fjalë për një kallëp që peshonte rreth 30 gramë. Sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në një shkurre, disa metra larg mjeteve të parkuara, duke e bërë më të vështirë zbulimin e personit që synonte.


Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 20.12.2021, në Sauk, në rrugën “Selim Brahja”, rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Tritoli në Sauk, ishte 30 gramë kallëp i vënë në një shkurre

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet sauk shperthim me tritol ne sauk tirane sauk shperthim me tritol ne sauk tirane

Sondazh

Poll