Aktualitet

PROTESTË për “Open Ballkan”, digjen flamuj serbë, Berisha: Uragani s’ndalet këtu!

20 Dhjetor 2021, 07:48 Nga DOSJA
PROTESTË për “Open Ballkan”, digjen flamuj serbë,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga qindra mbështetës ka protestuar kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë, Aeksandër Vuçic në Tiranë. Në orën 16:00 siç edhe kishte paralajmëruar, Berisha mbërriti në ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike aty ku po e prinisin të gjithë mbështetësit e tij. Bashkë m ta, Berisha marshoi drejt Kryeministrisë, përpara të cilës kishte ngritur dhe një podium ku do të mbante fjalën.

Ndërkohë që struktura të Policisë së Shtetit ishte vendosur para Kryeministrisë, Berisha paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen këtu, duke i konsideruar uragan. Lideri historik i Partisë Demokratike nuk ka zgjedhur që të prononcohet kur është pyetur nëse do të ketë protesta kundër kryedemokratit Lulzim Basha, të cilin e shkarkoi në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. Në fjalën e tij për mediat, Berisha u shpreh se mbështetësit e tij kishin shumicën e drejtimit të Partisë Demokratike, duke përjashtuar se shpallja e tij “non grata” kishte lidhje me aksionin e tij politik. Gjithashtu shtoi se historia njihte se raste kur zhvillime të tilla, nxisnin reagime në popull.

Të gjitha shtyllat ishin lyer me graso, por kjo nuk ka penguar që një grup të rinjsh të hipin mbi to e të grisin edjegin flamujt serbë që ishin varur mbi to për ardhjen e Vuçiç në Tiranë. Vetë kryeministri Edi Rama ka porositur me merak që të largohet edhe kërpudha, e cila ishte vendosur në oborrin e godinës. Djegien e flamujve serbë, kreu i qeverisë e krahasoi me zjarrin që iu vu flamujve kuqezi në Beograd. Nismën “Ballkani i Hapur”, Rama e konsideroi në interes të shqiptarëve dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

13 persona janë shoqëruar mbrëmjen e sotme në komisariate të ndryshme policie në Tiranë pas protestës së mbajtur kundër nismës “Open Balkan” gjatë të cilës u dogj dhe flamuri serb. Paraprakisht raportohet se tre prej 13 të shoqëruarve kanë lidhje me djegien e flamurit, ndërsa për të tjetër nuk jepen detaje. Mes të shoqëruarve bëhet me dije se është edhe një 84-vjeçar që ka dhe sëmundje, ndërsa për të tjerët nuk dihen detaje.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

U dogj flamuri serb, shoqërohen 13 persona në polici, mes tyre 84-vjeçari i sëmurë

FOTOT/ Këlliçi dhe Ivi Kaso përfundojnë në komisariat

Protesta kundër Open Balkan, shoqërohen në Polici personat që dogjën flamujt serbë

FOTO-GALERI/ Protesta kundër Open Balkan nëpërmet fotove

Berisha paralajmëron protestat e radhës: Ky uragan nuk ndalet këtu 

Protesta kundër “Open Ballkan”, reagon për herë të parë Rama: Jam kryeministër

Protesta kundër Open Balkan/ Këlliçi: Rama nuk mund ta shes Vuçiç si mikun tonë

Protestë kundër Bashës? Berisha: Nëse mendon të na shtypë, do mbahet përgjegjës

POST-protestë! Berisha: Lexoni Dostojevskin, s’do gjeni personazh si Lulzim Basha

Protesta ndaj Vuçiç, PS: Bëhet për hallin Berishës, po vazhdon linja antiamerikane

VIDEO- ‘Plas’ sherri në protestën e Berishës, dy burra përleshen me njëri-tjetrin

Protesta kundër Open Balkan/ Harxhi: Jemi në rrezik nga Rama dhe Vuçiç

Berisha në protestë: Open Balkan, projekt djallëzor për ndarjen e Kosovës

Sytë e mbushur me lot! Berisha emocionohet gjatë protestës, posteri i Adem Jasharit

VIDEO-LAJM/ Digjet flamuri serb para Kryeministrisë

I “ruan” shpatullat Berishës!Erzen Breçani i bashkohet tubimit kundër “Open Ballkan”

Ç’pako solli? Motori i porosive del me shpejtësi nga selia blu, Basha ndodhet brenda

Fiken dritat në korridorin e selisë së PD, gjesti acaron demokratët

MASA TË RREPTA: Efektivë me të zeza mbi Kryeministri, shohin nga lart çdo gjë

VD-Berisha flet para protestës, i veshur kuqezi: Basha tradhëtoi çështjen kombëtare

Protesta e Berishës, reagon Ambasada amerikane në Tiranë 

Demokrati ngjit shkallët e selisë, ofendon si mos më keq Bashën: O…, dil jashtë!

FOTO: Flamuri serb valëvitet në Tiranë, Rama me merak, heq kërpudhën

Protesta kundër Vuçiç/ Berisha rendit arsyet përse qytetarët duhet të marrin pjesë

Protesta kundër Vuçiç, mbi 200 forca policie prezente, shtyllat lyhen me graso

VD-Protesta kundër Vuçiç, Rama merr masa! Nisin punimet në hyrje të Kryeministrisë

 

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet kryesore proteste kunder vucic ne tirane sali berisha proteste kunder vucic ne tirane sali berisha

Sondazh

Poll