Aktualitet

U dogj flamuri serb, shoqërohen 13 persona në polici, mes tyre 84-vjeçari i sëmurë

20 Dhjetor 2021, 22:09 Nga DOSJA
U dogj flamuri serb, shoqërohen 13 persona në polici, mes tyre

TIRANË- 13 persona janë shoqëruar mbrëmjen e sotme në komisariate të ndryshme policie në Tiranë pas protestës së mbajtur kundër nismës “Open Balkan” gjatë të cilës u dogj dhe flamuri serb. Paraprakisht raportohet se tre prej 13 të shoqëruarve kanë lidhje me djegien e flamurit, ndërsa për të tjetër nuk jepn detaje.

Një prej të shoqëruarve ishte minoren dhe është liruar pas orës 22:00, ndërsa pjesa tjetër është e shpërndarë në komisariate të ndryshme. Në komisariatin numër 1 janë shoqëruar 5 persona, në komisariatin numër 2 janë shoqëruar fillimisht 4 persona mes tyre dhe minoreni. 

Mes të shoqëruarve bëhet me dije se është edhe një 84-vjeçar që ka dhe sëmundje, ndërsa për të tjerët nuk dihen detaje. Policia e Tiranës nuk ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me shoqërimet që ka bërë apo akuzat që rëndojnë mbi ta. Nuk dihet nëse për personat e shoqëruar është prerë fletë-arresti.

LAJMI KRYESOR: PROTESTË për “Open Ballkan”, digjen flamuj serb! Policia rrethon Kryeministrinë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes proteste kunder vucic ne tirane policia e tiranes proteste kunder vucic ne tirane

Sondazh

Poll