Aktualitet

Tritoli në Sauk, ishte 30 gramë kallëp i vënë në një shkurre

20 Dhjetor 2021, 20:16 Nga DOSJA
Tritoli në Sauk, ishte 30 gramë kallëp i vënë në

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me shpërthimin e tritolit në Sauk. Mësohet se bëhet fjalë për një kallëp që peshonte rreth 30 gramë. Sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në një shkurre, disa metra larg mjeteve të parkuara, duke e bërë më të vështirë zbulimin e personit që synonte.

Distanca e vendosur e tritolit tregohet dhe përmes dëmeve që janë shkaktuar në dy makinat që u ‘prekën’. Mjeteve u janë thyer xhamat e parmë, por nëse tritoli do të kishte qenë më afër tyre, dëmet do të kishin qenë akoma më të mëdha.

Persona të lënduar nuk ka pasur, duke qenë se makinat ishin lënë në parkim. Gjithsesi nuk dihet nëse lënda plasëse është vendosur në atë pozicion dhe është shpërthyer pikërisht në momentin kur nuk ka pasur asnjë person prezent me synimin për tu përcjellë një ‘mesazh’ pronarëve të tyre e jo për të lënë persona të lënduar apo edhe viktima. 

LAJM KRYESOR:Shpërthen tritoli tek rrethrrotullimi i Saukut, dëmtohen dy mjete

(F.m/dosja.l)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet shperthim me tritol ne sauk shperthim me tritol ne sauk

Sondazh

Poll