Aktualitet

Kuvendi i fundit për vitin 2021/ Bien 4 dekretet e Metës, Basha: S’preket ‘Bermuda’

20 Dhjetor 2021, 06:46 Nga DOSJA
Kuvendi i fundit për vitin 2021/ Bien 4 dekretet e Metës, Basha:

TIRANË– Seanca e fundit e Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2021 përfundoi pas gati 8 orësh. Parlamenti rrëzoi 4 dekretet e presidentit të vendit Ilir Meta për Bashkëqeverisjen, Buxhetin e vitit 2022, TVSH-në dhe taksat kombëtare me 14 vota pro dhe 76 kundër. Gjithashtu, Kuvendi miratoi krijimin e Agjencisë të Mbikëqyrjes Policore dhe statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës”. Ndër të tjera, u pranuan amendimet për ligjin “investimet strategjike” dhe marrëveshjen me “Pfizer” si dhe programin e bashkëpunimit kufitar me Kosovën, financimin e bashkëpunimit ndërkufitar me Malin e Zi. As në këtë seancë nuk munguan debatet.  

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në nisje të seancës plenare mirëpo zgjodhi që të largohej pas fjalës së tij për dyfishimin e ndihmës ekonomike dhe përfitimit që marrin nga viti i ardhshëm ‘fëmijët e Republikës’, duke refuzuar replikimin me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit u ngjit në Foltoren e Kuvendit pas tij duke mos i kursyer akuzat. Edhe pse kërkoi edhe njëherë që SPAK të merrej me Vettingun në Politikë, gjithashtu pretendoi se persona në ‘drejtësi e re’ kanë dhënë garanci që askush nga “trekëndëshi i Bermudës” të mos prekej duke nënkuptuar Ramën, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta. Gjithashtu numri një i opozitës foli edhe për persona të shpallur në kërkim, duke aluduar edhe për eliminimin fizik të tyre. Por nuk përmendi emra. Për shkak se Rama ishte larguar nga salla për të pritur “miqtë” e “Open Ballkan”, përgjigjia i erdhi nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila i përmendi përplasjen brenda selisë blu. Sipas saj, Basha e ka humbur mundësinë dhe privilegjin për replikë nga ana e shumicës, pasi vetë PD është në kushtet e humbjes së legjitimitetit.

I vetmi që ndërhyu në mes të debatit Basha-Spiropali, ishte deputeti Edmond Spaho. Ai mori fjalën dhe i tha Spiropalit që të mos merrej me foltoren, duke qënë se u përmend nga ministrja gjatë replikave. 

Deputeti socialist Erion Braçe ishte një nga personat që mori fjalën në Foltore i cili u përqëndrua te shtrenjtimi i produkteve bujqësore e blegtorale, ku sipas tij në treg ka një abuzim shumë të madh me çmimet. Ai tha se kjo rritje çmimesh po dëmton drejtpërdrejtë xhepat e qytetarëve, por njëkohësisht edhe fermerët pasi po u mbesin produktet stok. Braçe po ashtu u ndal edhe tek opozita, ku tha se në 31 vite asnjë i djathtë nuk është hetuar e gjykuar për asnjë aferë korruptive.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Mbyllet seanca e fundit për 2021, rrëzohen dekretet e Metës (LIGJET)

Protestë kundër Vuçiç poshtë Kryeministrisë, Rama mesazh në Facebook

Xhaferri: Policia e Shtetit është kthyer në gjendje civile dhe varrezë makinash

Vasili për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore: Punësohen persona me dy vjet përvojë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Çuçi: Strukturë civile, ju ftoj ta votoni

FOTO/ Dashnor Sula vendos banderolën në foltore të Kuvendit, THIRRJA për Ramën

Korreshi: Shqiptarët s’po sherbetosin bakllavanë, se kanë frikë se ua hanë fëmijët

Gjekmarkaj: Administratori, propagandë me shpejtësinë që gatuhet një tasqebap morti

Duma: Më vjen keq për disa ministre kukulla që i përdorin për balanca gjinore

FOTOLAJM/ Me shenjën ‘OK’, Basha largohet nga Kuvendi

Braçe ngre ALARMIN: Çmimet janë të llahtarshme, po abuzohet me bujqësinë

FOTO/ Dashnor Sula vendos banderolën në foltore të Kuvendit, THIRRJA për Ramën

Braçe ngre pyetjen në Kuvend: E keni vënë re se nuk është arrestuar asnjë i djathtë?

Braçe sulmon Berishën: Burrin e humnerës e keni në oborrin e PD, të kallur ose jo

Basha- Spiropalit: Vjedh 5 mln euro dhe krekosesh me rroba firmato

Debati Spiropali-Basha /Spaho: Sulmoni ndryshe! Keni frikë nga foltorja, prisni pak

‘Kontrolloni nervat’/DEBATI mes Spiropalit&Bashës: Nuk është Vettingu si bravat

ME VIDEO/ Basha ‘shfryn’ nervat me kapësen e letrave, e përplas në Foltore

‘Pse të flas’/ Shehu: E prita mirë ardhjen e Ramës, ç’ndodhi? (Kë bën përgjegjës)

Spiropali, Bashës: Nga Diamanti nuk lind asgjë, nga plehu lindin lulet

‘Rregullorja s’është më me rëndësi’/ Basha për Ramën: Ka shkuar tek dhoma e ‘mallit’

Vettingu i politikanëve, Basha: Të gjithë para SPAK të tregojnë shokët dhe pasurinë

VD-Spiropali-Bashës: Po ju lë në hallin tuaj! E keni humbur mundësinë e replikës

REPLIKAT/ Basha merr fjalën, del nga rendi, Nikolla s’e duron dot: Po mbylle tani…

12 ditë me vonesë! Basha kujtohet sot: Fiks 1 vit më parë u vra Klodian Rasha (VD)

Për kë e ka?/ E FORTË! Basha: Të pandehur në arrati, nëse s’kanë marrë plumbin kokës

Arrestimi i Lefter Kokës, Basha: Mund të jetë dritë shprese

Masat pas festave / Manastirliu: Me 3 doza vaksine, mbrojtja mbi 80% nga Omicron

Basha: Trekëndëshi i Bermudës po shndërron Shqipërinë në çiflig

Rama, fjalim në Kuvend! Basha hyn në sallë, Gjekmarkaj i tregon ç’ndodhi

‘Fëmijët e Republikës’/Rama: Ndryshim i rëndësishëm, nga janari shtohet statusi i ri

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama kuvendi i shqiperise lulzim basha seance plenare 20 dhjetor 2021 edi rama kuvendi i shqiperise lulzim basha seance plenare 20 dhjetor 2021

Sondazh

Poll