Politike

Tentuan t’i bllokojnë rrugën, Rama për Dashon: Lazaratasi me 20 shokë, janë bërë qorra e shurdha

23 Qershor 2019, 18:23 Nga DOSJA
Tentuan t’i bllokojnë rrugën, Rama për Dashon: Lazaratasi

GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Kreun e PD-së në Gjirokastër Dasho Alikon, pasi ky i fundit tentoi t’i bllokojë rrugën.

Teksa mbante fjalën në takimin e radhës electoral, Rama e cilësoi Alikon ‘lazararas’ dhe të gjithë mbështetësist e PD-së ‘qoora dhe shurdha enveristë’.

“Ju faleminderit shumë për mikpritjen. Faleminderit shumë, pasi vetëm PS do ta shpëtojë dhe po e shpëton dhe do ta shpëtojë Gjirokastrën.

Më vjen shumë keq që jemi vetëm në këtë garë, pasi ata kanë vetëm bllokime rruge, asnjë lloj programi.

Dasho i Lazaratit me një 20 veta dalin aty te rruga. Janë bërë si enveristët qorra e shurdh që mblidheshin në 91. Kokëbosh dhe që nuk kuptonin që ishte përmbysur. Besoj e kujtoni atë kohë kur u krijua PD e PS,”– tha Rama ndër të tjera.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë pasdite një vizitë elektorale në fshatin Virua në Gjirokastër. Në hyrje të qytetit kreu i PD-së, Dasho Aliko dhe shumë mbështetës të kësaj partie kanë tentuar të bllokojnë rrugën e kryeministrit Edi Rama.

Pati disa përplasje me policinë, por nuk u shënuar asnjë incident.

(f.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dasho aliko edi rama rama ne gjirokster dasho aliko edi rama rama ne gjirokster

Sondazh

Poll