Aktualitet

Mbështetësi i Berishës ra duke grisur flamurin serb, Rama: Ruajna nga të marrët

20 Dhjetor 2021, 18:01 Nga DOSJA
Mbështetësi i Berishës ra duke grisur flamurin serb, Rama: Ruajna

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e djalit që bie nga shtylla duke grisur flamurin serb në profilin e tij në “Tik Tok”. Krah saj Rama shkruan se i riu në fjalë që bie nga një lartësi e konsiderueshme është nga i marrë e kurrsesi nuk mund të quhet patriot. 

“Unë tradhtar dhe ky patriot i bie apo jo Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët,”– shkruan Rama krah pamjeve. 

Pasditen e sotme teksa zhvillohej protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, një i ri teksa përpiqej të hiqte flamurin serb nga shtylla ku ishte vendosur, ra. Flamuri u gris në mes dhe i riu ra në tokë. Nuk dihet nëse ai ka pësuar dëme.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore edi rama sali berisha edi rama sali berisha

Sondazh

Poll