Aktualitet

Pas e ndjekin furgona policie, Vuçiç mbërrin në Elbasan nën forca të shumta sigurie

20 Dhjetor 2021, 18:34 Nga DOSJA
Pas e ndjekin furgona policie, Vuçiç mbërrin në Elbasan

ELBASAN– Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në restorantin ku pritet të darkojë me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Pamjet e publikuara nga FaxNews tregojnë mbërritjen e Vuçiç në “Fish City” në qytetin e Elbasanit. Pas tij shihen furgona me efektivë të shumtë policie.

Siç duket, Rama është kujdesur që rruga e mikut të tij nga aeroporti “Nënë Tereza” në Elbasan të jetë pa incidente, duke qenë se në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha kishte organizuar protestë kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë.

LAJM KRYESOR:‘Open Balkan’ në Tiranë! Zbardhet axhenda dy ditore

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aleksander vucic open ballkan ne tirane aleksander vucic open ballkan ne tirane

Sondazh

Poll