Aktualitet

Jeta Deda në AKU, mjeku Resuli: Paska provuar ushqimin e Zahos para se ta hante…

20 Dhjetor 2021, 20:08 Nga DOSJA
Jeta Deda në AKU, mjeku Resuli: Paska provuar ushqimin e Zahos para se ta

TIRANË– Sipërmarrësi dhe mjeku veteriner Ervin Resuli ka ironizuar emërimin e Jeta Dedës në krye të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit. Në një postim në Facebook krah një fotoje ku shihet Deda, paraardhësi i saj Bledar Skënderi dhe Ministrja Frida krfica, Resuli shkruan se paska ‘eksperiencë të vyer’. Me humor, ai shton se Deda paska provuar ushqimin e Zahos para se ai ta hante atë.

“Sipas informacione të besuara drejtoresha e re e AKU-së përkundër gjithë zërave dashakeqës të specialistëve të fushës paska eksperiencë të vyer. Ajo paska provuar ushqimin e Zahos para se ai të hante ushqimin. Pra përveç eksperiencës ka dhënë dhe prova besueshmerie,”- shkruhet në postim.

Jeta Deda u emërua sot në krye të AKU-së pas largimit të Bledar Skënderit. Ky i fundit është liruar nga detyra e kreut të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit me vendim të Këshillit të Ministrave.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ervin resuli jeta deda ervin resuli jeta deda

Sondazh

Poll