Aktualitet

Protesta kundër “Open Ballkan”,Rama: Kur shkova në Serbi,fola shqip! E vërteta vonon

20 Dhjetor 2021, 17:05 Nga DOSJA
Protesta kundër “Open Ballkan”,Rama: Kur shkova në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar djegien e flamujve serbë nga protestuesit që dolën kundër “Open Ballkan”! Disa ndjekës i komentuan në postimin e fundit në Facebook, duke bërë që kreu i qeverisë t’u kthente një përgjigje sqaruese. Rama kujtoi se edhe gjatë vizitës së tij në Beograd, kishin djegur flamurin shqiptar, por në fund ishin prangosur nga Policia serbe. Gjithashtu shtoi se nisma ishte ajo që i duhej të ardhmes së rajonit, duke shtuar se turpi do t’i mbetet të gjithëve atyre që kundërshtuar “Open Ballkan”.

E vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhëtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë; e vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare,”-shkruan numri një i qeverisë në komentin e tij.

LAJMI KRYESOR: PROTESTË për “Open Ballkan”, digjen flamuj serb! Policia rrethon Kryeministrinë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama proteste kunder vucic ne tirane proteste kunder vucic ne tirane edi rama proteste kunder vucic ne tirane proteste kunder vucic ne tirane

Sondazh

Poll