Politike

“Basha ka më pas se 10% mbështetje”, Bumçi: Prandaj nuk votëbesohet

20 Dhjetor 2021, 20:07 Nga DOSJA
“Basha ka më pas se 10% mbështetje”, Bumçi: Prandaj

TIRANË – Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Aldo Bumçi tregoi se kryetari aktual i PD-së Lulzim Basha ka mbështetje më pak se 10% brenda partisë. Në lidhje direkte me emisionin “Radari Informativ” në “ABC News”, ish-deputeti demokrat shtoi se Basha ka frikë të bëjë votëbesim ndaj pasi e di që nuk e ka shumicën e partisë me vete.

Basha nuk është sot kryetar legjitim, është ish-kryetari. Në një parti politike, kryetari nuk e përcakton veten. Ne nisëm një proces politik, u mblodhën 4200 firma, u dorëzua në PD. Basha tha nuk do të ketë Kuvend, nuk e njoh. Procesi politik është publik, ky njeri pse nuk bëri një votëbesim?! Shkoi në Durrës dhe e prisnin pesë veta. Nëse mendon se e ka PD në me vete, nuk guxon se është pakicë, është më pak se 10%”, deklaroi Bumçi.

Më tej, anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së tregoi se misioni i ardhshëm i ish-kryeministrit Sali Berisha është kthimi i PD-së në shtëpinë e madhe të demorkatëve ku do të pranohen të gjitha grupimet e ndryshimet brenda partisë.

“Bërja e PD-së shtëpia e madhe e demokratëve. Berisha është njeri i veprave, ka treguar që e ka ringritur këtë forcë politikë nga hiri në ‘97. Sot jemi një forcë që ekzistojmë, një parti e madhe ku nuk përcaktohesh nëse jo pro Berishës apo jo, ku pranohen të gjitha flukset. Çdokush do varet nga vota e anëtarësisë në çdo qark, legalizohen fraksionet”, u shpreh Aldo Bumçi.

Partia Demokratike po shkon drejt ndarjes përfundimtare pasi Berisha dhe Basha kanë mbledhur dy Kuvende që kanë anulluar vendimet e njëra-tjetrës si dhe kanë miratuar të dyja ndryshime në statutin e Partisë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aldo bumci komisioni i rithemelimit te pd lulzim basha sali berisha aldo bumci komisioni i rithemelimit te pd lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll