Politike

Protesta anti-Vuçiç nis nga PD, Bardhi: Kush thotë ka hyrë Ushtria, nxit akte dhune

20 Dhjetor 2021, 13:44 Nga DOSJA
Protesta anti-Vuçiç nis nga PD, Bardhi: Kush thotë ka

TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar në konferencën për media se Partia Demokratike nuk i ka kërkuar Policisë mbrojtje për sot, për protestën e thirrur nga Sali Berisha që nis në selinë blu e vijon në Kryeministri.

Sipas Bardhit, deklaratat e Berishës se në PD kanë qenë të pranishme forca të policisë apo të ushtrisë, janë “nxitëse dhune mes demokratëve”.


“Policinë besoj jeni dëshmitar të asaj që u tha se kemi mbushur selinë me gardistë e forca të ndërhyrjes speciale, forca operaxionale, marinsa, ju s’keni parë as polici as FNSH asnjë institucion shtetëror që të ruajë rendin. Për sot jo s’kemi njoftuar policinë. PD ka qenë e mbetet gjithmonë e hapur për demokratët, nuk ka kjo seli asnjë rrezik nga asnjë demokrat, unë e kam bindje këtë cilido përpiqet me gënjshtra e mashtrime të vendosë demokratët përballë njëri tjetrit po bën gabim shumë të madh.”, tha Bardhi.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi i 18 dhjetorit, PD: Kishim 5004 delegatë! Tek Berisha votuan drejtues të LSI

(E.H.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll