Politike

VD-POST-protestë! Berisha: Lexoni Dostojevskin, s’do gjeni personazh si Lulzim Basha

20 Dhjetor 2021, 16:59 Nga DOSJA
VD-POST-protestë! Berisha: Lexoni Dostojevskin, s’do gjeni personazh

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat pas përfundimit të protestës kundër “Open Ballkan” para godinës së Kryeministrisë. Në fjalën e tij për mediat, Berisha u shpreh se mbështetësit e tij kishin shumicën e drejtimit të Partisë Demokratike, duke përjashtuar se shpallja e tij “non grata” kishte lidhje me aksionin e tij politik. Gjithashtu shtoi se historia njihte se raste kur zhvillime të tilla, nxisnin reagime në popull.


“Paralajmëruat protesta të tjera? Bëhet fjalë për një opozitë më të fortë që ka parë vendi që nga viti ’91. Opozita nuk dha shpresë dhe nuk priu. Kjo punë merr fund. Asgjë nuk do na pengojë pa bërë transparencë të plotë. Qëllimi final? Drejtimin e PD e përcaktojnë anëtarët e saj. PD është shumicë absolute dhe grupacioni më i lirë i kësaj toke. Ngjarje të caktuara nxisin zhvillime të mëdha, duket se janë të lidhura por nuk ka asnjë shkak-pasojë. Kurrë kjo masë njerëzish, këto transferime nuk mund të jenë të lidhur me një problem personal. Pra nuk është halli i Sali Berishës, por hallet e injoruara të qytetarëve shqiptarë. Po të lexoni Dostojevskin, nuk gjen një personazh si Lulzim Basha,”-tha Berisha ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: PROTESTË për “Open Ballkan”, digjen flamuj serb! Policia rrethon Kryeministrinë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike proteste kunder vucic ne tirane sali berisha proteste kunder vucic ne tirane sali berisha

Sondazh

Poll