Sport

VIDEO/ Aksionerët e Barçës kanë miratuar financimin për “Camp Nou” të ri…

20 Dhjetor 2021, 12:18 Nga DOSJA

SPANJE – Të dielën, aksionerët e Barçës miratuan planin e financimit të ‘Espaï Barça’ me 87.8%, ose 42.963 vota pro, kundrejt 5.055 kundër (10.4%) dhe 875 votave të pavlefshme (1.8%).

Kështu u ratifikua plani i paraqitur nga presidenti Joan Laporta, në një mbledhje të përgjithshme të jashtëzakonshme më 23 tetor dhe financimin prej 1.5 miliardë eurosh për infrastrukturën e re të Barçës.

Këtu përfshihet veçanërisht rinovimi i ‘Camp Nou’, i cili do të kushtojë jo më pak se 900 milionë euro, me objektiv përfundimin e punimeve në vitin 2025.

Aksionerët shpresojnë që ky operacion të mos u kushtojë asgjë anëtarëve, të cilët do të mbeten pronarë të klubit dhe se funksionimi i ekipit të parë, në veçanti kapaciteti i tij rekrutues, të mos dëmtohet.

?? REFERÈNDUM BARÇA

???????? ?????

Sí rotund dels socis i sòcies al finançament de l’Espai Barça.

SI 42.693
NO 5.055
Blanc 875 pic.twitter.com/LcTfDkTrph

— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) December 19, 2021

Për të financuar këtë projekt, drejtuesit e klubit katalanas duhet të kërkojnë një hua, që do të përfaqësonte një pjesë të mirë të miliardë e gjysmë të nevojshme, me një shlyerje të shtrirë në 35 vjet, sipas ‘La Vanguardia’. Ata gjithashtu shpresojnë që ‘Espaï Barça’, falë kutive të reja, vendeve VIP, hapësirave operative dhe sponsorëve të tjerë, të gjenerojë 200 milionë euro të ardhura shtesë çdo vit.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ai ende mund t'i japë shumë barças barcelona drejt falimentimit gjenerojë 200 milionë euro të ardhura presidenti joan laporta ai ende mund t'i japë shumë barças barcelona drejt falimentimit gjenerojë 200 milionë euro të ardhura presidenti joan laporta

Sondazh

Poll