Sport

UEFA jep vendimin: Tottenham humb në tavolinë ndaj Rennes, jashtë Conference League

20 Dhjetor 2021, 11:16 Nga DOSJA
UEFA jep vendimin: Tottenham humb në tavolinë ndaj Rennes, jashtë

ZVICER – Tashmë është zyrtarizuar, Tottenhami Hotspur, i italianit Antonio Conte, është jashtë Conference League. Këtë e ka konfirmuar UEFA me një deklaratë, duke njoftuar humbjen 3-0 në tavolinë Spurs për ndeshjen e pazhvilluar ndaj Rennes, për shkak të pamundësisë për ta riluajtur atë.

Ndeshja u shty, për shkak të disa rasteve me Covid të regjistruara mes lojtarëve të Tottenham dhe data e rikuperimit fillimisht u caktua për 9 dhjetor. Në fund, megjithatë, u bë e pamundur gjetja e një date për zhvillimin e ndeshjes.

“Pas disa rasteve pozitive me Covid-19 të identifikuara te lojtarët dhe stafi i Tottenham Hotspur, ndeshja e fazës së grupeve të Conference League të Evropës 2021/22 (“UECL”) midis Tottenham Hotspur dhe Stade Rennais, në program për 9 dhjetor 2021 në Londër, është e pamundur për t’u luajtur,”- ishte vendimi i Komisionit të Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s.

Në bazë të nenit 30 (4) të rregullores disiplinore të UEFA-s dhe duke pasur parasysh rrethanat urgjente të çështjes, kryetari i Komisionit të Etikës dhe Disiplinës ia referoi çështjen organit të apelimit, i cili la në fuqi vendimin e disiplines.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport është jashtë conference league futbollisti i tottenham i italianit antonio conte totenham-borussia tottenhami hotspur uefa me një deklaratë është jashtë conference league futbollisti i tottenham i italianit antonio conte totenham-borussia tottenhami hotspur uefa me një deklaratë

Sondazh

Poll