Sport

Europa bën presion. Kupa e Afrikës sërish në dyshim, të mërkurën vota vendimtare…

20 Dhjetor 2021, 10:09 Nga DOSJA
Europa bën presion. Kupa e Afrikës sërish në dyshim, të

KAMERUN – Kupa e Afrikës mbetet në këmbë, të paktën deri të mërkurën. Pasnesër, Patrice Motsepe, presidenti i CAF, konfederatës afrikane, do të shkojë në Kamerun për t’u përpjekur t’i bindë organizatorët, që turneut të shtyhet.

Debati është i hapur, situata inkandeshente: dje u organizua një mbledhje e improvizuar e Komitetit Ekzekutiv të CAF-it në Doha të Katarit, për të votuar nëse do të shtyhej apo jo Kupa e Afrikës. Drejtuesit votuan në favor të shtyrjes së turneut, sepse Motsepe është shumë i lidhur me presidentin e FIFA-s, Infantinon, i cili është i ndjeshëm ndaj presioneve në rritje që vinë nga Europa.

Klubet e ECA-s, të cilat do të humbasin lojtarë të rëndësishëm për disa javë, ia kanë shprehur FIFA-s shqetësimet e tyre për çështjet e shëndetit dhe logjistikës. Mirëpo ky votim i fshehtë, ka skandalizuar opinionin publik në kontinent, i cili i konsideron liderët e tij si të dominuar nga europianët, duke e lënë të hapur betejën.

Sipas planifikimeve, klubet europiane do të duhet t’i lirojnë anëtarët e tyre të thirrur nga ekipet kombëtare afrikane më 27 dhjetor, dy javë para fillimit të turneut (9 janar) sipas rregulloreve të FIFA-s. Kjo do të thotë, që kombëtaret e katër skuadrave, të cilat do të kalojnë në gjysmëfinale, do të mungojnë për 52 ditë. Pastaj finalja e Kupës së Afrikës (edhe ajo për vendin e tretë) janë planifikuar për në Yaoundé më 6 shkurt.

Dhe së fundi, kemi edhe 10 ditët e karantinës të parashikuara aktualisht nga protokollet Covid të shumë vendeve europiane. Duke e konsideruar datën 7 si ditën e kthimit në Europë, futbollistët afrikanë do të mund të stërviten me shokët e tyre të skuadrës vetëm më 17 shkurt.

Në ato ditë, në datat 15, 16 dhe 17, do të luhen ndeshjet e para të 1/16-tave të Champions League dhe 1/32-tat e Europa League. Napoli rrezikon të jetë pa Osimhen, Koulibaly, Anguissa dhe Ounas kundër Barçës, ndërsa Interi mund të përballet me një Liverpool pa Salah dhe Mané.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “fifa world best player” për 2021 concacaf-it fifa do të japë çmimet e saj infantinon presidentin e fifa-s rritje që vinë nga europa “fifa world best player” për 2021 concacaf-it fifa do të japë çmimet e saj infantinon presidentin e fifa-s rritje që vinë nga europa

Sondazh

Poll