Aktualitet

VD/Pranimet në polici, Nano: Akademia duhet të prodhojë kuadro të lartë të sigurisë

20 Dhjetor 2021, 10:02 Nga DOSJA
VD/Pranimet në polici, Nano: Akademia duhet të prodhojë kuadro

TIRANË – Në ambientet e Policisë së Shtetit është mbajtur sot një ceremoni përkujtimore në kuadër të 50-vjetori të krijimit të Akademisë së Sigurisë. Në fjalën e tij në këtë ceremoni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, është shprehur se rrufgëtimi i kësaj akademie nuk ka qenë i lehtë, por rrugëtimi i saj në gjithë këto vite tranzicioni vetëm sa e kaliti këtë institucion dhe e bëri më të shëndetshëm.

“Ne jemi krenarë për të gjithë ata studentë, të cilët kanë dalë nga kjo akademi ndër vite, të cilët i kanë shërbyer dhe po i shërbejnë vendit për ruajtjen e rendit publik dhe rritjen e sigurisë kundër krimit, korrupsionit dhe trafiqeve. E nesërmja do të jetë pa diskutim më reflektuese, më e sigurtë dhe më e paqtë për të gjithë ne”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij në këtë ceremoni kryepolici Nano.  

Në mesazhet e tyre në 50-vjetorin e Akademisë së Sigurisë kreu i Policisë dhe zyrtarët e tjerë shprehën vlerësim e mirënjohje për dëshmorët e policisë por edhe kuadrot e dalluar nga uniformat blu.

Kriteret e pranimit në Policinë e Shtetit duhet të forcohen me qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve. Në ceremoninë e 50 vjetorit të krijimit të akademisë së policisë, zëvendës ministri i Brendshëm Julian Hodaj tha se zhvillimi i institucionit duhet të bëhet duke pranuar edhe të metat e deritanishme.

“Jemi të ndërgjegjshëm se duhet punuar më shumë për metodologjinë e pranimit në policinë e shtetit apo në institucionet e tjera të sigurisë publike. Jemi të vetëdijshëm se ky nuk është profesion si gjithë të tjerët dhe që kriterët e pranimit duhet patjetër përafruar me ato që anë nevojat e profesionit,” tha zv.ministri Hodaj.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 50-vjetori i akademise se sigurise drejtoria e policise gledis nano 50-vjetori i akademise se sigurise drejtoria e policise gledis nano

Sondazh

Poll