Politike

‘Rregullorja s’është më me rëndësi’/ Basha për Ramën: Ka shkuar tek dhoma e ‘mallit’

20 Dhjetor 2021, 10:15 Nga DOSJA
‘Rregullorja s’është më me rëndësi’/

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur Taulant Ballës, i cili kërkoi që të respektohet rendi i ditës dhe të diskutohet për marrëveshjen me Pfizer. Basha u shpreh se gjysma e personave që janë në sallë janë vënë në pranga, duke përmendur Ramën, për të cilën tha se ka shkuar në dhomën e mallit.


‘Këtu kur përmendet emri merret e drejta për replikë. Zonja kryetare mos u kompleksoni nga ajo që ndodhi këtu. Nuk mund të jetë rregullorja më e rëndësishme se fjala e opozitës. Aq kohë sa më japin mos mendoni se nuk do ta marr.Pavarësisht rendit të ditës, kjo sallë është konvokuar në kundërshtim me vullnetin e shqiptarëve. Këto poste që ndajnë paratë e shqiptarëve janë uzurpuar në kundërshtim me vullnetin e shqiptarëve. Fasadë e një parlamenti të pjellë nga masakra zgjedhore nuk mund të bëhemi kurrë. Harroni se mund të na mohoni të drejtën e fjalës pa pasoja. Gjysma e të tjerëve që duhen të prangosen janë këtu, ose kanë shkuar te dhoma e mallit.’- u shpreh Basha.

LAJMI KRYESOR: Rritet ndihma ekonomike! Basha akuza:’Trekëndëshi i Bermudës’ s’preket nga drejtësia

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha seance plenare 20 dhjetor 2021 lulzim basha seance plenare 20 dhjetor 2021

Sondazh

Poll