Sport

Polemika, gola dhe emocione/ Liverpool-Tottenham i prodhon të gjitha

19 Dhjetor 2021, 18:55 Nga DOSJA
Polemika, gola dhe emocione/ Liverpool-Tottenham i prodhon të gjitha

ANGLI-Pas tre ndeshjeve radhazi mes Premier dhe Conference League të shtyra për arsye Covid-i, Tottenham më në fund u rikthye në fushë dhe e bën këtë me një barazim në ndeshjen e madhe kundër Liverpool. 90 minutat përfunduan me shifrat 2-2 dhe skuadra e Contes mund të jetë e kënaqur duke pasur parasysh kohën e kufizuar në dispozicion për t’u stërvitur plotësisht, ndërsa Klopp është i dyti me -3 pas City-t kryesues.

Londinezët e nisën ndeshjen në mënyrë fantastike, teksa shënuan me Harry Kane që në minutën e 13-të. Për sulmuesin ky ishte goli i parë në shtëpi për këtë sezon në Premier League.“The Reds” reaguan në të 35-tën, duke barazuar me anë të Diogo Jota.

Ashtu si pjesa e parë, edhe e dyta ishte plot me emocione. Në minutën e 69-të Robertson shënoi për Liverpool pas një goditje me kokë, por nuk pati ndërhyrje të VAR për të evidentuar prekjen me dorë të topit nga Salah.

Me siguri Conte do ankohet për këtë. Festa e Liverpool gjithsesi nuk zgjati, pasi për katër minuta Son Heung-Min vendosi baraspeshën. Roberton të në 77’ u ndëshkua me të kuq dhe deri në fund asnjëra skuadër nuk e shënoi dot golin e fitores, pavarësisht rasteve të krijuara.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport partizani tottenham partizani tottenham

Sondazh

Poll