Aktualitet

Post 18-dhjetori/ Basha lexon emrat e 5004 delegatëve, certifikohet referendumi

19 Dhjetor 2021, 07:19 Nga DOSJA
Post 18-dhjetori/ Basha lexon emrat e 5004 delegatëve, certifikohet

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet të bëjë sot publikë emrat e 5 mijë e 4 delegatëve që sipas tij mbushën një ditë më parë Pallatin e Kongreseve me thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Fakti që salla e Pallatit të Kongreseve ka vetëm 2 mijë e 100 ulëse hapi polemike. Kryetarja e Komiaionit Zgjedhor, Albana Vokshi, e cila udhëhoqi procesin e referendumit për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha tha se duhen vërtetuar shifrat pasi salla e Pallatit të Kongreseve nuk ka ulëse për aq persona sa deklaroi Jemin Gjana, Kryetari i Komisionit Statutor.

“Kështu ka qenë, kështu do jetë edhe nesër, siç u bë e ditur nga Sekretariati, identiteti i 5004 zonjave dhe zotërinjve. Nesër para çdo shqiptari do të hidhet poshtë çdo trillim, duke bërë transparent emrat e 5004 delegatëve që ishin të pranishëm,”- tha Basha para gazetarëve pasi mbajti dhe mbledhjen e Kryesisë së PD-së. Ai u shpreh gjithashtu se demokratët tani do të përgatiten për daljen në terren me qëllim organizimin e partisë dhe përgatitjet për zgjedhje. “Pavarësisht gjithçkaje, mirënjohje 5004 delegatë të pranishëm ishin për shkak të sakrificës shume të madhe të demokrateve. Përgatitje për shtrirje në terren në funksion të organizimit të partisë për zgjedhje,”- shtoi Basha.

Nga ana tjetër, Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka certifikuar rezultatet e referendumit për shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në dokumente shihet se kanë marrë pjesë në votime 43 mijë e 879 anëtarë, ndërsa pro shkarkimit të kryedemokratit kanë votuar 43 mijë e 385 anëtarë. 171 vota janë shpallur të pavlefshme, kundër shkarkimit të Bashës kanë qenë 306 anëtarë, kurse 17 të tjerë kanë abstenuar. 

Edhe eagimet politike nuk kanë munguar sot. Kryedemokrati Lulzim Basha ka poblikuar një pjesë të fjalimit që ka mbajtur në Kuvendin e djeshëm të Partisë Demokratike. Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se kanë zgjedhur që të ndyshojnë për të ardhem, pasi si do të PD-ja do të jetë Shqipëria më vonë. Kryetari i PD-së Lulzim Basha iu ka dërguar një mesazh delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Basha nëpërmjet mesazhit ka falenderuar anëtarët e Kuvendit Kombëtar si dhe iu ka vënë edhe një herë në dukje qëllimin për një Parti Demokratike të fortë dhe rrëzimin e Edi Ramës.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një pjesë të videos nga momenti që ka ardhur Sekretari i Shtetit amerikan James Baker në vitin 1991. Në mbishkrimin e videos, Berisha shkruan se ndjen nderim dhe mirënjohje për të 44 dëmokratët që kanë marrë në dorë votën e tyre.

Po çfarë ndodhi dje me PD?

Në Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha, Sali Berisha u përjashtua nga të gjitha institucionet drejtuese të partisë që ai vetë themeloi, pas miratimit të rezolutës për të pastruar PD nga “non grata-t”. Ndërsa Berisha nga ana tjetër, organizoi një referendum, ku pretendohet se janë hedhur mbi 43 mijë vota pro shkarkimit të numrit një të Partisë Demokratike. Pra, dje të dy palët kanë përjashtuar dhe shkarkuar njëri-tjetrin, por askush nuk njeh asnjë prej vendimeve të “kampeve” kundërshtare. Kryeministri Edi Rama që qëndron larg përplasjes duke e komentuar vetëm përciptazi, dje ndërhyri duke kërkuar që në debatin mes Bashës dhe Berishës të mos përfshihet Policia e Shtetit.

Por si ka përfunduar çështja deri në këtë pikë?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Gjithashtu u ngrit edhe një grup Komisioni i Përkohshëm me 29 anëtarët për të nisur të gjitha procedurat e nevojshme.

Pikërisht ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2020 kur do të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. Por Basha nuk e njeh vendimin, pasi përjashtoi nga Këshilli Kombëtar i PD-së, të gjithë mbështetësit e Berishës, duke i zëvendësuar të gjithë anëtarët e Kryesisë. Por kundërpërgjigja e vendimit të Bashës, erdhi me hyrjen në PD të Berishës dhe mbështetësve të tij. Lufta mes palëve ka nisur, por nuk dihet përfundimi…

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Basha mesazh delegatëve të Kuvendit Kombëtar: PD e fortë dhe rrëzimi i Ramës!

DOKUMENTI/ Çertifikohet referendumi për shkarkimin e Bashës, 43 mijë e 385 vota pro

Berisha poston videon me Baker: Nderim për demokratët që morën në dorë fatin e tyre

MUNGESAT- Kamera hyn pas Bashës në Pallatin e Kongreseve, numërohen LIVE karriget

Berisha: Aty ku lind shpresa, lind fitorja

VIDEO/ Basha poston mesazhin: Zgjodhëm të ardhmen, zgjodhëm të ndryshojmë për mirë

Komisioni i Rithemelimit: Në orën 11:00 shpallim rezultatin për shkarkimin e Bashës

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha perplasje ne partine demokratike referendumi kunder bashes sali berisha kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha perplasje ne partine demokratike referendumi kunder bashes sali berisha

Sondazh

Poll