Aktualitet

Aksident tek ’21 dhjetori’, makina përplaset me motorin, një i plagosur

19 Dhjetor 2021, 13:24 Nga DOSJA
Aksident tek ’21 dhjetori’, makina përplaset me motorin,

TIRANË– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Tiranë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se rreth orës 13:50, te kryqëzimi “21 Dhjetori”, mjeti me drejtues S. V., ka aksidentuar motomjetin me drejtues L. B..

Për pasojë drejtuesi i motorit është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, por paraprakisht dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin mjetet. 

Njoftimi i policisë: 

Me datë 19.12.2021, rreth orës 13:50, te kryqëzimi “21 Dhjetori”, mjeti me drejtues shtetasin S. V., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin L. B. Si pasojë e aksidentit shtetasi L. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane policia e tiranes aksident ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll