Aktualitet

Berisha e pret me protesta, Vuçiç jep mesazhin: Në Tiranë do lidhim popujt tanë

19 Dhjetor 2021, 13:05 Nga DOSJA
Berisha e pret me protesta, Vuçiç jep mesazhin: Në

SERBI– Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç e konsideron si një idhje mes popujve takimin që do të zhvillohet nesër në Tiranë në kuadër të ‘Open Balkan’.

Vuçiç është shprehur se ky takim do të sjellë shumë përfitime dhe se është e domosdoshme që të bashkohen edhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor me Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në besojmë se me këtë takim do të lehtësojmë jo vetëm lëvizjet për qytetarët , por edhe për biznesmenët duke ndihmuar në lëvizjen e mallrave. Ne do të lidhim popujt tanë që të kenë një marrëdhënie shumë më të ngushtë nga ajo e kaluara,”- ka thënë Vuçiç.

Presidenti i Serbisë Vuçiç, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të takohen nesër në Tiranë. Në të njëjtën ditë, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë kundër Vuçiç. Në orën 16:00, Berisha do të mbledhë mbështetësit e tij dhe do të zhvillojë një marshim nga selia e Partisë Demokratike drejt Kryeministrisë.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore aleksander vucic open balkan ne tirane aleksander vucic open balkan ne tirane

Sondazh

Poll