Aktualitet

Aksident në Krujë, drejtuesi i mjetit humb kontrollin, 1 person i lënduar

19 Dhjetor 2021, 12:46 Nga DOSJA
Aksident në Krujë, drejtuesi i mjetit humb kontrollin, 1 person i

KRUJË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Buran Grepse-Nikël. Mësohet se një 29-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit. Ndërkohë që është lënduar një 17-vjeçar, i cili ishte pasagjer në makinë.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak Rreth orës 12:40, në aksin rrugor Buran Grepse-Nikël, shtetasi A. T., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri, shtetasi A. T., 17 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kruje kruje aksident ne kruje kruje

Sondazh

Poll