Aktualitet

Aksi që lidh fshatrat e prishur,fermerët në Berat:Nuk nxjerrim dot prodhimet në treg

19 Dhjetor 2021, 13:46 Nga DOSJA
Aksi që lidh fshatrat e prishur,fermerët në Berat:Nuk nxjerrim

BERAT- Banorët e 5 fshatrave të qytetit të Beratit kanë protestuar pasi rruga që shërben si nyje lidhëse është ne gjendje të degraduar. Ata bëjne thirrje që të merren masa nga qeveria, pasi bashkia nuk u ka dhene asnjë zgjidhje

Fshatrat e Beratit duket se janë lënë jashtë vëmendjes së bashkisë, pasi prej më shumë se 8 vitesh rruga që lidh zonën e Bilçës me qytetin është në gjendje të degraduar.

Mbi 400 familje të 5 fshatrave: Malinat,Zhitom,Qorraj,Bilçë dhe Teman po penalizohen dita ditës.të intervistuar nga SYRI TV banorët shprehen se i kanë humbur shpresat te bashkia ndërsa apelojnë për ndihmë pasi ky është e vetmja mundësi për tu lidhur me qytetin.

Rruga e cila penalizon banorë e fermerë ndodhet vetëm 15 km larg qytetit të beratit por pavarësisht se në çdo fushatë elektorale iu është premtuar se do të rikonstruktohet deri më tani projekti ka ngelur vetëm në letër.

Kjo nuk është e vetmja rrugë në qarkun e Berat e cila është për ibret pasi edhe zonat e tjera vuajnë të njejtën problematik.

Bashkia dhe shteti qëndorojnë indiferentë pasi prej më shumë se 8 vitesh nuk kanë marrë asnjë masë për zgjidhjen e këtij problemi jetik për banorët.

Marrë nga Syri.net

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fermeret ne berat rruga e prishur ne berat fermeret ne berat rruga e prishur ne berat

Sondazh

Poll