Aktualitet

Arrestohet 30-vjeçari, u kap me tavolinë pokeri, pranga dhe 5 të tjerëve në Tiranë

19 Dhjetor 2021, 13:09 Nga DOSJA
Arrestohet 30-vjeçari, u kap me tavolinë pokeri, pranga dhe 5

TIRANË– Një 30-vjeçar me inicialet E. Y., është vënë në pranga pasi pasi në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë” kishte përshtatur një ambient në pronësi të tij, për ushtrimin e lojërave të fatit. Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri me çipsa dhe letra bixhozi. Në njoftimin e Policisë Tiranë bëhet me dije se bashkë me 30-vjeçarin janë vënë në pranga edhe pesë persona të tjerë.

K. D., 40 vjeç, u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, M. F., 58 vjeç; D. A., 41 vjeç dhe F. M., 26 vjeç, u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur, ndërsa B. Sh., 22 vjeç pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë Tiranë

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Y., 30 vjeç, pasi në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë” kishte përshtatur një ambient në pronësi të tij, për ushtrimin e lojërave të fatit. Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri me çipsa dhe letra bixhozi. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – B. Sh., 22 vjeç pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi; – M. F., 58 vjeç; D. A., 41 vjeç dhe F. M., 26 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll