Aktualitet

Polici në PD? Berisha nxjerr fotomontazhin e 2019-s: Edvin, larg duart nga selia blu

19 Dhjetor 2021, 12:22 Nga DOSJA
Polici në PD? Berisha nxjerr fotomontazhin e 2019-s: Edvin, larg duart nga

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje pasardhësit të tij Edi Ramës, që të mos vendosë polici në selinë e Partisë Demokratike. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se selia e PD-së nuk është repart ushtarak që të ketë nevojë për tu mbrojtur nga uniformat blu.

Postimi i Plotë: Edvin larg duart nga selia e PD! Ky nuk eshte repart ushtarak por eshte Selia e Partise Demokratike! Miq, ne nje akt te pashembullt, armiqesor absolut ndaj Partise Demokratike, Kreu i Meduzes Edvin Kristaq Rama pushton me narkobandite me uniforme Seline e Partise Demokratike! sb

Në fakt fotoja e publikuar nga Berisha është një fotomontazh ku janë bashkuar dy foto. E para është tarraca e kryeministrisë ku qëndrojnë punonjës të Gardës fotot e protestave të opozitës në vitin 2019, dhe e dyta tarraca e godinës së selisë blu, një ditë më parë.

Reagimi i Berishës vjen pasi ditën e djeshme u raportua se në tarracën e PD ishin vendosur forca të policisë për të ruajtur selinë. Ndërkohë që kjo gjë u mohua nga kryeministri Rama si dhe nga vetë strukturat e PD-së.

LAJM KRYESOR: Post 18-dhjetori/ Basha lexon sot emrat e 5 mijë e 4 delegatëve (Deklaratat)

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike perplasje ne partine demokratike policia ne pd sali berisha perplasje ne partine demokratike policia ne pd sali berisha

Sondazh

Poll