Sport

Bundesliga mbyll të parën: Dortmundi shembet në Berlin, Bayerni ‘arratiset’ në +9…

19 Dhjetor 2021, 07:12 Nga DOSJA
Bundesliga mbyll të parën: Dortmundi shembet në Berlin, Bayerni

GJERMANI – Në mënyrën më të keqe ka përfunduar faza e parë në Bundesligë për Dortmundin, i cili humbi 3-2 në Berlin ndaj Herthës dhe duke e bërë që Bayerni të arratiset më tej. Në fillim të ndeshjes, janë dy protagonistë: Ekkenlenkamp dhe Reus, por që të dy gabuan.

Në minutën e 15-të Maolida shënon për vendasit, por goli anulohet për shkak të pozicionit jashtë loje të Belfodilit. Goli i parë i rregullt vjen në minutën e 31-të: Haaland i shërben Brandt, i cili e kontrollon topin dhe 0-1 për Borussian.

Në pjesën e dytë, Hertha pati një rikthim të bujshëm. Në minutën e 51-të, Belfodil shënoi golin e barazimit 1-1, ndërsa gjashtë minuta më vonë, Richter, me një një gjuajtje me këmbën e djathtë e çoi rezultatin në 2-1. Në minutën e 69-të, Brandt humbet topin e dhe favorizon Richterin të çojë shifrat në 3-1. Në minutën e 83-të, Dortmundi e shkurtoi diferencën në 3-2 pas goditjes me kokën të Tigges, por ishte vonë.

Ndeshja përfundoi 3-2 për Herthën, ndërsa Borussia e Dortmundit mbeti e dyta me 34 pikë, por -9 pikë nga Bayern. Ndërkohë, pas kësaj fitoreje, Hertha ngjitet në kuotën e 21 pikëve dhe largohet nga zona e nxehtë.

Sakaq në ndeshjet e tjera, Leipzig humbi 0-2 në shtëpi nga Arminia Bielefeld, ndërsa Hoffenheim dhe Borussia Mönchengladbach barazuan 1-1 midis tyre. Vazhdon ngjitja e Eintracht Frankfurt, duke kaluar në -1 nga vendi i katërt falë fitores 1-0 ndaj Mainz. Union Berlin vazhdon ecurinë e tij drejt zonës Champions dhe shkon në 27 pikë pas fitores 1-0 ndaj Union Berlinit, 1 pikë larg nga Hoffenheim i vendit të katërt.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport arminia bielefeld borusia dortmundit dortmundin hertha berlinit arminia bielefeld borusia dortmundit dortmundin hertha berlinit

Sondazh

Poll