Bota

Tragjedi në Pekin/Shembet ura në autostradë, 4 persona humbin jetën dhe 8 plagosen

19 Dhjetor 2021, 13:25 Nga DOSJA
Tragjedi në Pekin/Shembet ura në autostradë, 4 persona humbin

KINË- Një tragjedi ka ndodhur në Pekin, ku si pasojë e shembjes të një ure në autostradë humbën jetën katër persona. Mediat e huaja raportojnë se tetë persona kanë ngelur të plagosur, por akoma nuk dihet se sa mund të jenë lënduar, pasi një numër i panjohur personash po punonin në urë kur ndodhi aksidenti.

Aksidenti ndodhi rreth orës 15:36 (me orën lokale) kur një pjesë e urës që kalon mbi një autostradë u shemb. Tre kamionë në urë ranë dhe një makinë u shtyp nën urën e shembur nga një kolonë, duke bllokuar trafikun e dyanshëm të autostradës.

Ministria e transportit udhëzoi shërbimet lokale të transportit për të monitoruar situatën dhe për të kryer operacione emergjente shpëtimi. Të plagosurit aktualisht  po marrin trajtim  mjekësor në spital.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota kine shembet ura shembet ura ne pekin vdesin 4 persona kine shembet ura shembet ura ne pekin vdesin 4 persona

Sondazh

Poll