Bota

Vuçiç në Tiranë/ Edita Tahiri: Protesta duhet të përkrahet nga të gjithë

19 Dhjetor 2021, 12:09 Nga DOSJA
Vuçiç në Tiranë/ Edita Tahiri: Protesta duhet të

KOSOVË- Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri është shprehur se është pro mbajtjes së protestave të nesërme në Shqipëri të thirrura nga ish-kryeministri Sali Berisha, në kuadër të vizitës së Presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri shkruan se nisma e Ballkanit të Hapur, ka për synim t’i vendos popujt në hegjenoninë serbe.

Postimi i Plotë:

“Ballkani i Hapur” do të vendos popujtë në hegjemoninë serbe…kështu ëndërron Vuçiçi në prag të arritjes në Tiranë nesër. Mrëpo, opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër do ti tregoj se ai vetëm mund të ëndërroj. Protestat nesër në Tiranë janë edhe në mbrojtje të Kosovës dhe duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët!

Protesta e nësërme është thirrur nga Berisha, kundër ardhjes së Vuçiç në Tiranë si dhe kundër nismës së ‘Ballkanit të Hapur’.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni ballkani i hapur edita tahiri protesta 20 dhjetor 2021 ballkani i hapur edita tahiri protesta 20 dhjetor 2021

Sondazh

Poll