Bota

Konlikti Rusi-Ukrainë/Gjermania:Pasoja të rënda për gazsjellësin“Rrjedha Veriore 2”

19 Dhjetor 2021, 12:20 Nga DOSJA
Konlikti Rusi-Ukrainë/Gjermania:Pasoja të rënda për

GJERMANI- Një pushtim rus i Ukrainës nuk do të jetë pa pasoja për të ardhmen e gazsjellësit të rëndësishëm ‘Rrjedha Veriore 2’. Mediat e huaja shkruajnë se ministri gjerman Robert Habeck ka paralajmëruar se gazsjellësi rus “Rrjedha Veriore 2” mund të përballet me “pasoja të rënda” nga Gjermania, nëse Rusia e sulmon Ukrainën.

Habeck u shpreh se “çdo veprim i ri ushtarak nuk mund të jetë pa pasoja serioze”, duke iu referuar ngritjes së trupave ruse në kufirin me Ukrainën. Qeveria e re gjermane ka kërcënuar se do të bllokojë tubacionin nëse Rusia pushton Ukrainën. Në rastin më të keq, gazsjellësi nuk do të vihet fare në punë.

Tubacioni, i cili kalon nëpër Detin Baltik, synon të dyfishojë furnizimin me gaz natyror të lirë nga Rusia në Gjermani. Sipas ekonomisë më të madhe në Bashkimin Evropian, ky gaz nevojitet për të lehtësuar kalimin në energji të qëndrueshme. 

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota gazsjellësi rrjedha veriore 2 konflikti rusi-ukraine robert habeck gazsjellësi rrjedha veriore 2 konflikti rusi-ukraine robert habeck

Sondazh

Poll