Bota

Përfaqësuesi i Shoqatës së Personave të Pagjetur: Kurti na takoi veç për vota

19 Dhjetor 2021, 10:51 Nga DOSJA
Përfaqësuesi i Shoqatës së Personave të Pagjetur: Kurti

KOSOVË- Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini tha se Qeveria nuk e ka një plan-program për të punuar për çështjen e të pagjeturve. Gazeta Ekspress shkruan sipas Qerkinit kjo Qeveri para se të vijë në pushtet ka premtuar shumë, por ka bërë pak punë.

“Çështja e personave të pagjetur do të thuhet fjala e parë dhe e fundit në Bruksel. Na nuk kemi pa plan-program ende edhe pse thonë se do të prezantojnë, edhe pse thonë do të jetë përfundimtare. Zbardhja e fatit të pagjeturve e kanë shty mbrapa kur ka punuar Edita Tahiri për çështje teknike kur ka fol për targa edhe për s’di çka ne i kemi thënë mos na i përzini targat me të pagjeturit ato janë punë teknike e të pagjeturit është një dhimbje e shtetit të Republikës së Kosovës dhe ma gjerë. Për personat e pagjetur s’ka marrëveshje plotë qe pesë muaj”, tha ai.

Qerkini tha se me kryeministrin Kurti është takuar vetëm kur ky i fundit u ka kërkuar vota.

“Ne jemi takuar kur kemi taku kur ka lyp vota. Ne na thotë se krejt çka keni ju e keni Andin Hotin, kqyr se ai na e mbyll gojën me Andinin për shkak se ai e ka babën të pagjetur, por njeri i cili i din gjërat, por nuk përvojë nuk ka shans me punuar diçka me punuar pa i thënë Albin Kurti,” tha ai.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni bajram qerkini edita tahiri personat e pagjetur ne kosove bajram qerkini edita tahiri personat e pagjetur ne kosove

Sondazh

Poll