Bota

Rrëzohet avioni turistik në Australi, 4 viktima, mes tyre dhe 2 fëmijë

19 Dhjetor 2021, 11:10 Nga DOSJA
Rrëzohet avioni turistik në Australi, 4 viktima, mes tyre dhe 2

AUSTRALI- Një avion është rrëzuar ditën e sotme në brigjet e Queensland në Australi. The Guardian shkruan se nga avioni i rrëzuar kanë humbur jetën 4 persona, 2 burra si dhe 2 fëmijë. Rrëzimi i avionit ka ardhur vetëm disa momente pasi ai është ngritur në fluturim.

Ende nuk dihet se i kujt është ky avion në pronësi, apo se cilët janë viktimat, pasi nuk janë bërë të ditur emrat nga autoritetet australiane. Trupat e pajetë janë nxjerr në breg dhe janë dërguar në morgun e qytetit. I vemti detaj që dihet deri më tani është se një nga personat që ka humbur jetën është 69 vjeç.

Inspektori i policisë së Queensland, Craig White tha se anëtarët e familjes së pilotit ishin në aerodromin Redcliffe në momentin e përplasjes.

“E kuptoj që ishte pak ditë familjare. Familja është thellësisht e traumatizuar siç e prisnit. Ky është një aksident tragjik,” tha White.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota craig white rrezohet avioni ne australi craig white rrezohet avioni ne australi

Sondazh

Poll