Bota

Përmbytjet në Malajzi/ Evakuohen më shumë se 30 mijë njerëz

19 Dhjetor 2021, 11:21 Nga DOSJA
Përmbytjet në Malajzi/ Evakuohen më shumë se 30 mijë

AZIA JUGLINDORE- Më shumë se 30 mijë njerëz në Malajzi janë evakuuar për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë vendin. Mediat e huaja raportojnë se reshjet e shiut kanë filluar nga dita e premte.

Reshjet kanë shkaktuar vërshimin e lumenjve, duke zhytur në ujë shumë zona urbane dhe duke ndërprerë rrugët kryesore, duke lënë të bllokuar mijëra shoferë. Gati 10 mijë njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre Selangor.

Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm, dhe të mos qëndrojnë në zonat me rrezik përmbytje.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota permbytjet permbytjet ne malajzi permbytjet permbytjet ne malajzi

Sondazh

Poll