Bota

‘Europa ka bërë një hap të ri përpara’, Presidentja e KE-së: Progres kundër COVID!

19 Dhjetor 2021, 13:08 Nga DOSJA
‘Europa ka bërë një hap të ri përpara’,

NEW YORK- Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen është shprehur se Europa ka pësuar progres në përballjen me pandeminë. Mediat e huaja raportojnë se Ursula në rastin e 100 vjetorit të Universitetit Katolik, të Milanos gjatë fjalimit ka shprehur se vetëm përgjigjet kolektive, efektive dhe të menjëhershme mund të funksionojnë kundër koronavirusit.

Presidentja e KE-së theksoi se për herë të parë ka një plan rimëkëmbjeje, të financuar nga Bashkimi Evropian, për të ndihmuar çdo shtet anëtar të rimëkëmbet nga kriza dhe të riformojë ekonominë e tij. 

“Në dy vitet e fundit Evropa ka bërë një hap të ri përpara, duke zhvilluar përgjigjen e saj ndaj pandemisë. Për herë të parë në historinë tonë ne kemi bashkuar forcat për të prodhuar dhe blerë vaksina për të gjithë evropianët. Falë kësaj zgjedhjeje sot kemi të gjitha dozat e nevojshme për të përballuar valën e katërt të pandemisë. Dhe për herë të parë në histori ne kemi krijuar një plan rimëkëmbjeje, të financuar nga Bashkimi Evropian, për të ndihmuar çdo shtet anëtar të rimëkëmbet nga kriza dhe të riformojë ekonominë e tij. Ne e quajtëm atë ‘Next GenerationEU’. Me këto dy vendime ne kemi hyrë tashmë në një fazë të re në historinë e Bashkimit”,– tha presidentja e Komisionit Evropian.

Gjithashtu përmendi fillimin e negociatave për një marrëveshje globale për parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj Covid-19.

“BE synon të ndajë të paktën 700 milionë doza deri në mesin e vitit 2022 me vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe ne po investojmë ndjeshëm në prodhimin në Afrikë dhe po ashtu jemi të angazhuar në prodhimin në Amerikën e Jugut”,shtoi Von der Leyen.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota covid-19 ursula von der leyen covid-19 ursula von der leyen

Sondazh

Poll