Bota

Fauci bën thirrje: Vaksinimi kundër COVID-19 mund të bëhet sezonal

19 Dhjetor 2021, 10:28 Nga DOSJA
Fauci bën thirrje: Vaksinimi kundër COVID-19 mund të bëhet

SHBA- Anthony Fauci, infektologu dhe njëherazi këshilltari i Presidentit Amerikan për pandeminë e COVID-19 ka deklaruar se vaksinimi kundër koronavirusit mund të bëhet sezonal. Mediat e huaja shkruajnë se Fauci, shpreson në një të ardhme të mos duhet që njerëzit të vaksinohen gjatë gjithë kohës.

“Shpresojmë të mos na duhet t’i vaksinojmë njerëzit gjatë gjithë kohës, por duhet ta lëmë të hapur mundësinë që do t’ju kërkohet të bëjnë një vaksinë sezonale, edhe pse nuk jemi ende të sigurt. Duhet të presim dhe të shohim çfarë do të kërkohet në muajt në vijim. Mund të na duhet edhe një dozë e katërt, por shpresoj të mos ndodhë, pasi na duhet një nivel kohëzgjatjeje mbrojtjeje që shkon përtej gjashtë muajve”, -theksoi Anthony Fauci.

Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën kanë sinjalizuar ditët e fundit se përkufizimi i të qenit i vaksinuar plotësisht mund të zgjerohet për të përfshirë injeksione përforcuese, pasi përhapja e variantit të koronavirusit omicron ndryshon rrugën e botës drejt rimëkëmbjes.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota anthony fauci covid-19 anthony fauci covid-19

Sondazh

Poll