Bota

Kurti: Do të jemi opozitë kryesore në Komunat që humbëm

19 Dhjetor 2021, 07:01 Nga DOSJA
Kurti: Do të jemi opozitë kryesore në Komunat që humbëm

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, njëherësh dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij do të jetë e përkushtuar në komunat ku qeveris, ndërkohë do të jetë opozitë kryesore nëpër komunat tjera të Kosovës. Gazeta Ekspress shkruan se gjatë mbledhjes me qendrat e LVV-së, Kurti foli edhe për miratimin e buxhetit për vitin 2022 që është edhe buxheti më i madh deri tani në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë eurosh.

“Ky është buxheti i zhvillimit, mirëqenies, solidaritetit dhe investimeve. Aty gjenden fondet e ndara për mbështetje të prodhuesve vendor dhe bujqve, fondet për ringjallje të ndërmarrjeve publike, shtesat për nënat lehona e fëmijët, shtesat për familjet me asistencë sociale dhe pensionistët, e deri te investimet në fushat si ajo e shëndetësisë, sigurisë, infrastrukturës, kulturës e rinisë. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e përkushtuar edhe në komunat ku qeveris, dhe do të jetë opozitë kryesore nëpër komunat tjera të Kosovës”, tha Kurti.

Në mbledhjen e përbashkët me qendrat u fol edhe për zgjedhjet e brendshme të cilat u tha se do të rinisin në fillim vitin që po vjen, të cilat ishin ndërprerë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora albin kurti kosove albin kurti kosove

Sondazh

Poll