Bota

Londra shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shkak numri i lartë i të infektuarve

19 Dhjetor 2021, 09:56 Nga DOSJA
Londra shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shkak numri i lartë i

BRITANI E MADHE- Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi numri i rasteve të koronavirusit po rritet me shpejtësi. Mediat e huaja raportojnë se Khan e përshkruan përhapjen e shpejtë të COVID-19 në kryeqytet si “shumë shqetësuese”.

“Rritja e rasteve të variantit Omicron në të gjithë kryeqytetin tonë është jashtëzakonisht shqetësuese, kështu që ne po shpallim edhe një herë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të kërcënimit të Covid-19 për qytetin tonë. Varianti Omicron është bërë shpejt dominues me rastet që rriten me shpejtësi dhe numri i pacientëve në spitalet tona me Covid-19 është në rritje sërish,”– tha Sadiq Khan.

Në Londër, vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 26,418 raste të reja të infeksionit, numri më i lartë në një ditë që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se lloji omicron është i pranishëm në 89 vende dhe ka të ngjarë të bëhet së shpejti forma dominuese e virusit.

(f.i/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota covid19 londra shpall gjendjen e jashtezakonshme sadiq khan covid19 londra shpall gjendjen e jashtezakonshme sadiq khan

Sondazh

Poll