Bota

Marrëveshjet në Shkup, Alternativa propozon Bekim Salin si Ministër të Shëndetësisë

19 Dhjetor 2021, 09:05 Nga DOSJA
Marrëveshjet në Shkup, Alternativa propozon Bekim Salin si

SHKUP- Partia Alternativa ka dhënë disa propozime në lidhje me postet qeveritare në Maqedoninë e Veriut. Ina online shkruan se në mbledhjen e sotme, ku po diskutohen propozimet për ministra dhe poste tjera qeveritare, Alternativa ka vendosur që Bekim Sali ta drejtoj Ministrinë e Shëndetësisë.

Ndonëse disa nga pozitat kanë mbetur të konfirmohen ditëve në vijim, këtu më poshtë po i japim disa nga emrat që do t’i bartin funksionet publike në Kuvend, në Qeveri ose në dikastere të tjera të pushtetit ekzekutiv:

– Hysni Ismaili – nënkryetar i Kuvendit të RMV-së
– Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
– Admirim Aliti – ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
– Xhemail Çupi – ministër pa resor – përgjegjës për mërgatën
– Lulzim Aliu – zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
– Abdylshyqyr Abedini – zëvendësministër i Bujqësisë
– Daim Luçi – zëvendësministër i Kulturës
– Orhan Murtezani – drejtor në MEPSO
– Amir Elezi – drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës
– Dritan Bexheti – drejtor i Fondit Pensional dhe Invalidor
– Mubekir Palloshi – drejtor i SHA “Hekurudhat e Maqedonisë –Transporti”
– Blerim Abazi – drejtor në Drejtorinë e Librave Amë
– Bekim Emini – drejtor i Agjencisë së Investimeve të Huaja.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni abdylshyqyr abedini admirim aliti alternativa bekim sali blerim abazi hysni ismaili xhemail çupi abdylshyqyr abedini admirim aliti alternativa bekim sali blerim abazi hysni ismaili xhemail çupi

Sondazh

Poll