Aktualitet

Dëborë në Mashkullorë të Korçës, bllokohen 15 persona mes tyre dhe 2 fëmijë

19 Dhjetor 2021, 08:36 Nga DOSJA
Dëborë në Mashkullorë të Korçës, bllokohen

KORÇË- 15 persona janë bllokuar pasditen e djeshme në fshatin Panarit në zonën e quajtur ‘Mashkullorë’, për shkak të reshjeve të shumta të dëborës. Mësohet se personat kanë qenë me tre makina po për shkak të bllokimit të rrugës nga reshjet e dëborës, ata kanë ngecur dhe janë detyruar të ecin 2 orë të këmbë.

Mes personave të bllokuar janë 2 fëmijë, 2 të moshuar, 1 grua ndërsa pjesa tjetër janë të rinjë. Personat e bllokuar kanë njoftuar autoritetet, por deri më tani nuk është bërë asnjë gjë, për të ndërhyrë në hapjen e rrugës.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen 15 persona mashkullore moti i keq ne shqiperi bllokohen 15 persona mashkullore moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll